fbpx
Ad imageAd image

Duhet të vini pikat mbi “i”, horoskopi 1 maj

Blloku min lexim

Dashi

Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t’iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

- Advertisement -

Demi

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

- Advertisement -

Binjakët

Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh here të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.

- Advertisement -

Gaforrja

Sot planetët do ju ndriçojnë dhe do ju bëjnë t’i mendoni gjërat me më shumë realizëm. Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj për asnjë çast sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni me jetën tuaj dhe do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Pasditja ka për të qenë periudha më e favorshme. Në pune ka rrezik te përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim e largpamësi.

Luani

Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni beqarë do keni disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.

të përgjithshëm të jetës sot. Herë pas here do keni nevojë të meditoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni disa momente delikatë që do ju futin në mendime. Për çdo gjë përdorni dialogun dhe mos mbani të fshehta. Ju beqarët do i bëni që të gjitha përpjekjet për ta joshur atë që pëlqeni dhe do kërkoni të filloni menjëherë një lidhje serioze, por për fat të keq nuk do ju realizohen dëshirat. Në punë do lodheni shumë, por do arrini përfundimisht të bëni ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, por u treguat të matur dhe të kursyer me shpenzimet, situata do mbahet nën kontroll.

Ujori

Do bëni mirë ta harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh me partnerin dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa çaste mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni atje ku nuk e keni menduar ndonjëherë dhe as nuk e keni imagjinuar. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozoje diçka interesante që nuk duhet humbur pasi do bëheni edhe më të njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje.

Peshqit

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock