Përtej botës së bukur të televizionit, artit dhe muzikës, në Shqipëri ekziston ende një tjetër realitet i hidhur. Dëshira për një pasardhës djalë dhe jo vajzë është një fenomen i vjetër shqiptar, që sikur duket edhe në kohë demokracie ekziston ende.
Madje mes një çifti shqiptar situata ka degaraduar deri në dhunë e pengamarrje. Bëhet fjalë për historinë e trishtë e raportuar në Volos të Greqisë, ku një shqiptar ka mbajtur peng bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe fëmijën e tyre për rreth 2 vite, ndërsa abuzonte çdo ditë me të.
Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” nga familja e saj dhe rreth 1.5 vjet më vonë ata patën një fëmijë së bashku.
Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit, ku punon si ndërtues. Por, sikur raportojnë mediat e huaja gjinia e fëmijës ka qenë shkaku i problemeve mes tyre. Ata kanë një vajzë të mitur, ndërkohë që 28-vjeçari donte djalë.
Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së enjtes, kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë, ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre ‘të burgosur’ në shtëpi.
Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët e kanë imobilizuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e tij.
Atë natë 28-vjeçari ka tentuar ta mbysë 22-vjeçaren pasi u konstatua se gruaja kishte shenja në qafë. Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë.
“Jam dhunuar, i kam shpëtuar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, mësohet të ketë treguar shqiptarja për autoritetet.
Ajo gjithashtu ka treguar se 28-vjeçari Aurel Kurti nuk e lejonte të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.
Për fat të mirë vajza 2 vjeçe dhe nëna e saj ndodhen në gjendje të mirë në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është arrestuar.
Por, asgje nuk mund ta zbeh faktin që menatliteti shqiptar ka shkatërruar dhe vrarë gra e vajza. Shpresojmë që ky rast të vlejë si referncë ndërgjegjësimi!