Donald Veshaj ka zbuluar se në filmin e tij “5 Herë jo”, ku protagonist do të jetë ai vetë dhe moderatorja e partnerja e tij, Bora Zemani, i ka ofruar një rol edhe kryeministrit Edi Rama. Në konferencën për mediat, Veshaj zbuloi se i kishte kërkuar kryeministrit të merrte pjesë në projekt me një rol që ata kishin ndërtuar posaçërisht për atë.
Megjithatë, ai thekson se diçka e tillë nuk ishte e mundur, për shkak të angazhimeve të shumta që Rama kishte.
“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passëordin e ëireless-it të lokalit të vet Rilindje 2050”, u shpreh Donaldi.
