fbpx
Ad imageAd image

“Do të më urrejnë, por…”/ Ja kush është një nga anëtarët e jurisë së ‘Këngës Magjike’

Blloku min lexim

 Kënga Magjike 2024 do të nisë për pak muaj, por duket se punët janë vendosur në “vijë” edhe pse në sezon vere. Producenti dhe moderatori i festivalit, Ardit Gjebrea ka zgjedhur edhe jurinë. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku po bisedon me një prej anëtarëve të jurisë.

Ai nuk e ka zbuluar fytyrën sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të. Nga zëri dhe pamja është zbuluar se bëhet fjalë për gazetarin Andi Vrapi.

- Advertisement -


“Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di që është zgjedhja e duhur!,”-shkruan Arditi mbi foton e postuar në rrjetet e tij sociale. 

Gjatë bisedës, anëtari i jurisë thotë se ka miqësi me disa prej këngëtarëve, por s’do të ndikojë në mendimet dhe vlerësimet e tij.

- Advertisement -

Biseda mes tyre:

-Je i lumtur?

- Advertisement -

-Oh, qielli në kokë!

-Si do të jesh si anëtar jurie?

-Besoj se shumë kontravers, shumë do të më urrejnë, por shumë do të më duan.

-Ke të njohur nga anëtarët që marrin pjesë, aq sa di?

-Fatkeqësisht po.

-Si do t’i vlerësosh?

-Kjo mbetet për t’u parë pastaj.

-Nëse të mërziten çfarë do të bësh?

-So what? (Edhe çfarë?)

-Po mirë se erdhe në jurinë e Kënga Magjike 2024!

-Mirë se ju gjeta! T’ju kisha sjellë ndonjë komposto, ndonjë gjë…

Epo, urime

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO