fbpx
Ad imageAd image

Do pranonte ftesë për në BBVIP 3? Agron Llakaj: Kur hyri Donaldi…

Blloku min lexim

Aktori i mirënjohur, Agron Llakaj, ishte sot i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për karrierën dhe jetën e tij private. Ndër të tjera, artisti është pyetur nëse do t’a pranonte ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 3”, pasi njerëzit janë kuriozë t’a shikonin në këtë format.

Llakaj tha se do të jetë i sinqertë me përgjigjen e tij, dhe kujtoi se çfarë i ka thënë Donald Veshajt kur është bërë pjesë e edicionit të parë.

- Advertisement -

Në qoftë se duhet të jemi të sinqertë se nga Tepelena flasim drejtpërsëdrejti. Unë nuk kam asgjë me Big Brother sepse mbaj mend se ku ka vajtur Donaldo, unë kam përcjellë një mesazh. I kam thënë Donaldit ‘unë investova dhe të rrita për luan pylli, jo për luan kafazi’. Është një jetë e mbyllur dhe duke qenë si e tillë, është një projekt që njerëzit e mbështesin. Në momentin që në televizionin që investohet, kur shikon që ajo nuk ecën, natyrisht që nuk riinvestohet. Njerëzit e pëlqejnë, nuk e di”, tha Llakaj.

Kur moderatorja e njohur, Neada Muçaj i tha se ‘ju personalisht nuk e pëlqeni’, artisti u shpreh “Nuk mund të them fjalën nuk e pëlqej. Ajo nuk ka asnjë gjë të keqe, nuk më duket se ai që futet aty tregon vlerat, do të tregojë veten, më të mirat. Jemi këtu në radio, hajde trego veten këtu apo në televizion.

- Advertisement -

Etiketa:
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock