Këngëtarja e dashur për publikun, Era Rusi, ishte mbrëmë e ftuar në emisionin “Top Arena”, Top Channel. Ajo është vënë përballë disa pyetjeve pikante të moderatores, Alesia Bami.
Kjo e fundit e ka pyetur artisten nëse do të jetë pjesë e edicionit të katërt të reality show-t, “Big Brother VIP”. Era është shprehur se i është bërë propozimi, por ka shtuar se ‘për momentin nuk e shoh veten”.
Ndërkohë e pyetur për këngëtaren e saj të preferuar, Rusi ka përmendur “Pink dhe Tina Turner”.

 
			 
                                 
                             