fbpx
Ad imageAd image

Ditët që ndalohet kurorëzimi fetar në traditën ortodokse

Blloku min lexim

Në traditën e krishterë ortodokse, ka disa ditë në të cilat nuk rekomandohet organizimi i dasmave, e këto janë ditët e Kreshmës, si dhe disa festa fetare. Planifikimi i një martese mund të jetë një detyrë e vështirë, veçanërisht kur duhet të keni parasysh zakonet fetare. Në vitin 2024, ka shumë ditë kur, sipas kalendarit të krishterë ortodoks, nuk mbahen ngjarje të tilla. Është e rëndësishme t’i mbani parasysh këto data për të respektuar traditat dhe për t`u siguruar që dasma juaj të jetë e bekuar. Ja kur nuk duhet të ketë dasma sivjet:

Kreshma: fillon më 18 shkurt dhe përfundon më 27 prill

- Advertisement -

Kreshma është agjërimi më i gjatë dhe më i rreptë në kalendarin ortodoks. Është një periudhë e përgatitjes shpirtërore për Ringjalljen e Zotit (Pashkët), në të cilën besimtarët nxiten për lutje, pendim dhe vepra të mira.

Agjërimi i Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal: fillon më 10 qershor dhe përfundon më 28 qershor

- Advertisement -

Agjërimi i Apostujve të Shenjtë Pjetër dhe Pal ndryshon në gjatësi nga viti në vit, në varësi të datës së Pashkëve. Ai i kushtohet përgatitjes për festën e Shën Pjetrit dhe Palit.Agjërimi i Zonjës së Mirë: fillon më 1 gusht dhe përfundon më 14 gusht

Agjërimi i Zonjës së Mirë zgjat dy javë dhe i përgatit besimtarët për festën e saj, një nga festat më të mëdha të Kishës Ortodokse.

- Advertisement -

Kreshma e Krishtlindjeve: Fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24 dhjetor

Agjërimi i Krishtlindjes zgjat 40 ditë dhe i përgatit besimtarët për Lindjen e Krishtit (Krishtlindjet). Është një kohë lutjeje dhe reflektimi mbi lindjen e Jezu Krishtit.

Festat fetare në 2024

Përveç agjërimeve, ka edhe festa të caktuara fetare në të cilat nuk bëhen dasma. Kjo perfshin:

  • Java e Shenjtë (22-27 Prill): Kjo është java para Pashkëve, duke filluar me të Dielën e Palmave dhe duke përfunduar me të Shtunën e Madhe. Është një kohë e meditimit të thellë mbi Mundimet, Vdekjen dhe Ringjalljen e Krishtit.
  • Rrëshajet (16-17 qershor): Kjo është kremtimi i ardhjes së Frymës së Shenjtë mbi Apostujt. Është një festë e Kishës, e cila kremton lindjen e saj shpirtërore.
  • Lartësimi i Kryqit të Shenjtë (14 shtator), një festë që përkujton gjetjen e Kryqit mbi të cilin Krishti u kryqëzua nga Perandoresha Elena. Është ditë agjërimi dhe lutjeje.
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock