fbpx
Ad imageAd image

Dita e 1 prillit: Zakoni i gënjeshtrës dhe “rrënjët” e saj

Blloku min lexim

Sot është Dita e 1 Prillit- Dita e Gënjeshtrave- një zakon që i ka “rrënjët” në të gjithë Europën. Thuhet se kushdo që arrin të tallet apo gënjejë dikë tjetër, do të ketë fat.

Versioni i parë thotë se gënjeshtrat e 1 prillit janë një zakon me origjinë nga Keltët. Ky popull i Evropës veriperëndimore ishte i famshëm për aftësitë që kishin në peshkim. Sezoni i peshkimit niste më 1 Prill, por duke qenë se në atë kohë peshku ishte i vështirë për t’u kapur, peshkatarët gënjenin. Ndaj me kalimin e viteve e kthyen në një zakon.

- Advertisement -

Versioni i dytë thotë se ky zakon i ka rrënjët në Francë në shekullin e 16-të. Në veçanti, francezët e festonin Vitin e Ri më 1 Prill deri në vitin 1564, kur edhe kjo ndryshoi dhe me vendim të mbretit Charles IX, dita e parë e vitit filloi të konsiderohej 1 janari. Si për çdo vendim, ka pasur reagime kundër, ndaj edhe nuk ishin të paktë ata që vazhdonin edhe e festonin Vitin e Ri në 1 Prill. Të tjerët duke dashur t’i ngacmojnë, u dërgonin dhurata. 

Ky ngacmim u kthye në një zakon me kalimin e kohës. Ndërsa një teori tjetër tregon për festat e lashta si Hilaria, e kremtuar në Romë në fund të marsit ku njerëzit maskoheshin dhe tallnin bashkëqytetarët dhe gjyqtarët.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock