Ndryshe nga vendet e tjera europiane, por edhe ato rajonale, në vendin tonë politika dhe politikanët kanë ndikim në çdo fushë, madje edhe tek artistët. Prandaj, në vitet e fundit kemi parë shumë artistë që ose janë shkëputur fare ose janë drejtë shkëputjes së profesionit të tyre për t’u përfshirë në politikë.
Po e fillojmë nga më i fundit, që në fakt përfshirja e tij në politikë ka qenë e papritur për të gjithë ne.
Aktori dhe moderatori Florjan Binaj prej gati 2 vitesh është përfshirë në protestat e qytetarëve për energjinë dhe rritjen e çmimeve.
Në çdo dalje ai thoshte se protestën në radhë të parë si qytetarët. Në të njëjtën kohë ai ishte larguar nga spektakli i humorit “Portokalli” dhe është bërë moderator tek emisioni “Piranjat”, ku gjithsesi mund të themi se qëndron brenda formatit të tij.
Por, ai po hedh edhe më shumë hapa që na tregojnë se Binajn nuk do ta shohim të aktrojë as si “Edi Rama”, as si polici Koli dhe as si ndonjë personazh tjetër, por do ta shohim në protesta dhe zyra politike.
Sepse tashmë ai po jep të gjithë angazhimin e tij për “Shqipëria bëhet”, një iniciativë e marrë sëbashku me Adriatik Lapajn.
I pyetur nëse tashmë ai i është futur politikës, Binaj u përgjigj se kjo është një lëvizje qytetare e cila ka të bëjë me të njëjtin aktivizëm që ai ka pasur për çështje të rëndësishme, vetëm se tani janë më të organizuar. Gjithsesi, është e qartë që kjo lëvizje po e përfshinë Florin në Politikë.
Bes Kallaku
Ai është një ndër aktorët që u largua nga Portokallia, duke iu bashkuar TV Klan me “Be Coffe” tek “E diela Shqiptare”, kur ishte sërish në rolin e humoristi dhe moderatorit.
Më pas e kemi parë në Klanifornia, më pas si moderator tek “Kosherja”, por që kur u largua nga Top Channel “Gjini”, siç e njeh e gjithë Shqipëria, është përfshirë shumë në politike dhe ka rritur bizneset e tij private.
Në disa raste e kemi parë nën shoqërinë e socialistëve si Erion Veliaj dhe Bleci Çuçi, por është e hapur që Bes Kallaku është një nga mbështetësit më të fortë të Ilir Metës, dikur me LSI dhe tani me Partinë e Lirisë.
Madje në fushata zgjedhore ai dhe partnerja e tij Xhensila kanë shkuar nëpër mitingje apo takime te kandidatëve të Metës me qytetarët.
Këto lëvizje e kanë rritur dhe shumë financiarisht, Besi dhe familja e tij tashmë gëzon luks.
Erion Isai
Erioni gjithashtu është një aktor që ka dalë nga “Portokallia”, por më pas ai u largua bashkë me Besin tek “Be Coffe” në TV Klan. Por kjo e fundit zgjati shumë pak si eksperiencë, pasi aktori u përshi intensivisht në fushatat e Partisë Socialiste, ku në 2019 u propozua dhe u zgjodh si kryetari i Bashkisë Kolonjë, ku vazhdon të jetë akoma drejtues.
Përveç gjendjes financiare Erion është përfolur në media edhe për ndryshimet drastike që ka pësuar në fizik që kur filloi të merrej me politikë. Ai ka bërë operacion veshët dhe kjo ndërhyrje e ka ndryshuar shumë në look.
Veprim ky që ka marrë shumë kritika nga ndjekësit, madje kishte nga ata që kanë thënë se Isai po shpërdoron parat e qytetarëve. Gjithsesi, Erioni është një nga ata që i ka hyrë me gjithë përkushtim politikës dhe ka hequr dorë përfundimisht nga aktrimi.
Ermal Mamaqi
Edhe Ermali është një nga ata artistë që kohët e fundit është përfshirë shumë në politikë, edhe pse nuk ka hequr dorë plotësisht nga aktrimi. Ai u largua nga Portokalli dhe u bë pjesë e “Apartamentit 2XL”, më pas u bë moderator i “Xing” me Ermalin.
Ndërsa vitet e fundit është përkushtuar tek bizneset e tij, por edhe te filmat, që deri më tani ka publikuar “Dy gisht mjaltë” dhe “ Ia love Tropoja”. Gjithashtu Ermali ka publikuar edhe një libër me titull “Në garë me veten”, i cili u pëlqye shumë nga disa, por gjithashtu pati e një sërë kritikash.
Por në këto vite atë e kemi parë të përfshirë në disa fushata të Partisë Socilaiste. Madje kryeministrin Edi Rama ai e ka përfshirë në një nga rolet e tij, ndërsa në zgjedhje ka shprehur hapur mbështetjen për disa deputetë.
Gaz Paja
Ai prej kohësh është pozicionuar hapur në krah të Rilindjes dhe ka shprehur mbështetjen e tij kryesisht për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Por gjithmonë në daljet e tij në mediat aktori shprehej se nuk ka ndërmend t’i futet politikës. Por veprimet e fundit tregojnë të kundërtën.
Madje ai tashmë ka filluar të zgjerojë bizneset e tij duke bashkëpunuar. Jo më larg se një vit më parë Gaz Paja përfitoi 133 m2 tokë në Dhërmi për të ndërtuar një resort luksoz, një reagim ka ardhur nga aktori i humorit Gaz Paja. Në një reagim në rrjetet sociale, Paja shprehet se nuk ka përfituar asnjë metër tokë nga shteti, ndërsa sqaron se kompanitë e Startek dhe Ecotech kanë nënshkruar një marrëveshje me një kompani të huaj, të specializuar në fushën e turizmit për të ndërtuar një resort turistik. Paja thotë se çdo procedurë është ndjekur në bazë të ligjit. Akuzat Paja i ka cilësuar si shpifje.
Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Por, sido që të jetë e vërteta, ne na bie në sy fakti që edhe një tjetër artis i mrekullueshëm po përfshihet në politikë!
Julian Deda
Juli prej kohësh ka qenë simpatizantë i flaktë i Partisë Demokratikë, që në kohën kur ishte aktor i Portokallisë. Aktori vazhdon karrierën e tij si humorist, edhe pse ka ndryshuar disa spektakle. Por, nga an tjetër ai angazhohet tepër në partinë e zemrës. Madje në zgjedhjet e fundit Juli kandidoi për kryetar në Bashkinë Tiranë.
Epo zgjedhjet janë të lira, suksese të gjithëve, veç se dua ne na pëlqenit më shumë në skenat e spektakleve të humorit!