fbpx
Ad imageAd image

Detajet e rëndësishme që nuk i dinit nga shenja e Dashit

Blloku min lexim

Dashi ka të lindur një aspekt të pafajësisë dhe besim të përjetshëm, të gëzueshëm, naiv, përzier me zellin e verbër të revolucionarit të lindur. Metali i tij është hekuri dhe forca e pathyeshme e tij i jep Dashit nëntë jetë më shumë se të tjerët dhe nëntë herë më shumë shanse për të fituar betejën.

 Nevojat e tij vijnë të parat. Një të mituri nuk i intereson nëse prindërit apo fqinjët e tij janë duke fjetur. Kur ai është i uritur ose i lagur, ai qan nga sikleti. Ai dëshiron biberonin e tij dhe t’i ndërrohet pelena me çdo kusht. Kur personi Dash ka një ide apo diçka që ai dëshiron ta nxjerrë nga mendja e vet, ai do t’ju marrë në telefon në katër të mengjesit pa u ndjerë në siklet fare. Pse mos të jeni ju zgjuar për ta dëgjuar atë? Ai është zgjuar. Vetëm kjo ka rëndësi. Atë që e dëshiron ai e merr.

- Advertisement -

Ashtu si një i mitur, Dashi është i shqetësuar për botën vetëm për mënyrën sesi bota lidhet me veten e tij. Por kush mund ta quajë foshnjën e vogël egoiste? Ai është plotësisht i gatshëm që t’i dhurojë buzëqeshjet e tij bujare për ata që kënaqin kërkesat e tij. Është e vështirë t’i rezistosh një fëmije të vogël, sepse ai është plotësisht i paditur që po shkakton edhe bezdinë më të vogël te të tjerët. Pra, ky është Dashi. Pafajësia e tij zbut agresivitetin, ashtu si pafajësia e një të porsalinduri e bën më të butë egoizmin e tij.

- Advertisement -

Është shumë e rëndësishme të njohim pamjen fizike të Dashit.

Njerëzit e shenjës së Dashit kanë tipare të mirë vendosura, zakonisht të mprehta, rrallë të buta ose të paqarta. Ju mund të vini re që vetullat shpesh bashkohen me urën e hundës, duke formuar shenjën e brirëve të dashit, ndoshta si një paralajmërim për të ndaluar këdo që mund ta cënojë atë. Ju gjithashtu mund të ndjeni shkëndija të padukshme në të gjitha anët.

- Advertisement -

Lëvizjet zakonisht i ka të shpejta dhe të prera, në përputhje me proçesin mendor. Personat Dash, qoftë burra apo gra, zakonisht kanë shpatulla të gjera dhe mund të ecin me trupin pak të kërrusur përpara, duke udhëhequr me kokë, gati për të folur dhe pothuajse gjithmonë janë me nxitim të madh. Struktura e kockave është e mirë dhe e fortë, dhe pak njerëz Dash mund të rrëzohen. Qëndrimi i tyre reflekton egon e tyre shumë të lartë dhe dhe vetëbesimin.

Nëse ju shikoni një person Dash me supet e ulura, ai ndoshta është një lloj deleje, i cili ishte lënduar keq në ego, kur ishte më i ri. Atij mund t’i duhet disa kohë të shërohet, nëse plagët janë të thella, por ai do të ngrihet dhe do t’i drejtojë supet një ditë. Ju mund të mbështeteni tek ai. Asgjë nuk i mban këta njerëz të rrëzuar, aq më pak dështimi.

Ai padyshim do të jetë në krye të karrierës profesionale që ka zgjedhur apo i përfshirë në një profesion të vetin.

Nëse ai nuk është në një situatë të tillë, atëherë ju mund ta dalloni lëhtësisht atë nga pakënaqësia që shpreh kur të tjerët i imponohen në ambientin e punës. Ju mund të shikoni te Dashi një qëndrim liberal dhe bujari të madhe si me kohën ashtu edhe me gjërat materiale. Gjithashtu edhe një dëshirë të dukshme për të udhëhequr të gjitha marshimet – duke trumbetuar me zë të lartë. Por mos kërkoni për finesë, takt apo përulje. Ai nuk dallohet për durim të madh. Në një lokal, ai shumë shpejt do të kritikojë kamarierin dhe sanduiçin, nëse kamarieri është i ri në punë dhe sanduiçi nuk eshtë i freskët. Por ai ndoshta do të lërë një bashkish shumë të madh kur shërbimi të jetë i mirë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO