Aktorja hollivudiane Demi Moore shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Megjithatë, disa janë shumë kritikë për pamjen e saj. Disa komentues në rrjetet sociale besojnë se aktorja 61-vjeçare nuk duhet të mbajë dekolte deri shumë të hapur apo flokë të gjatë deri në bel.

“Gjyshja përpiqet të duket si vajzë, me ndihmën e operacioneve plastike”, “Dukesh plakë”. “Kjo dukje nuk i shkon moshës. Duhet të presësh flokët, të mbulosh gjoksin…”-ishin disa nga komentet. Rikujtojmë, se aktorja së fundmi u zhvesh plotësisht për filmin e saj të ri “The Substance”. Filmi u shfaq premierë në Kanë dhe aktorja foli për përvojën e re të xhirimeve.