Delet i zë hashashi. Një rast aq sa qesharak edhe i trishtë ka ndodhur në Greqi. Në gjendje të çmendur u gjetën delet që pushtuan një serë ku kultivohet kanabis medicinal dhe konsumuan pranë Selanikut. Ato kanë ngrënë ,300 kilogramët. Pronari tregon se delet janë tërbuar dhe vetëm hidhen e kërcejnë me lartë se dhitë
“Jam shumë mirë, por më mirë se unë janë delet, plot çmenduri dhe…fjongo. Ato e shohin gjithçka si të bukur. Ne jemi impianti më i madh i kanabisit serrë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Humbëm 80% të prodhimit tonë nga përmbytjet. Ndërsa po përpiqeshim të ruanim gjithçka që mundëm, papritmas shohim dele dhe dhi që kullosin normalisht në serë”, tha pronari i kultivimit, Yiannis Bourounis, duke folur për Status FM 107.7 Selanik.
Siç shpjegoi ai, tufat kanë hyrë në serë për të gjetur ushqim, pas fatkeqësive të shkaktuara nga moti i keq. Kur i gjeti në serë ai tha se ishte e pamundur t’i largoje delet nga sera.