Kozma Dushi ka kërkuar që këngëtarët e rinj të përformojnë më shumë live. I ftuar sot në emisionin “Aldo Morning show”, në bisedën për vitet e tij të karrierës, pati një ‘ndalesë’ edhe te artistët e rinj. Këngëtari tha se nuk ka asgjë të keqe që ta provojnë muzikën, edhe pse sot funksionon ndryshe nga dikur.

Kozma Dushi: Ky vokalin e ka shumë të bukur.
Aldo: Jo vokalin, por…
Kozma Dushi: Dakord, dakord edhe kënga është shumë e bukur, nuk po them. Por e mira është, ka shumë këngëtarë, ka një pjesë këngëtarësh që në studio, është studio që ua rregullon zërin por unë kam dëshirë që këngëtarët e rinj t’i dëgjoj “live”.
Aldo: Ky ka edhe “live”.
Kozma Dushi: Sigurisht, ky mund të këndojë edhe “live”.
Aldo: Ta mora si shembull, s’ka rëndësi emri.
Kozma Dushi: Kënga ishte shumë e bukur, ky këndon edhe shumë bukur në mënyrën e tij.
Aldo: Thjesht, pastër, bukur, pa vrarë.