Këngëtari i njohur Bardhi ka rrëfyer se së shpejti do të publikojë një këngë që i ka dedikuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti. Bardhi tregoi se e kanë zgjedhur një emër për vajzën, e cila do të vijë në jetë, por nuk e tregoi atë duke lënë në pritje fansat e tij. Kur u pyet për emrin e fëmijës, ai dhe Sara vendosën të mos përgjigjeshin, duke e lënë mister.
“Po jetoj në Tiranë. Kam katër muaj këtu dhe po më pëlqen shumë. E kemi dhe shtëpinë në Kosovë, por s’po duam të kthehemi më duket. Po më pëlqejnë shumë njerëzit, edhe qetësia që po marr kur dal rrugëve të Tiranës. Shumë dashuri dhe shumë suport ndoshta. Ndoshta dhe publikun e parë që kam pasur, e kam pasur në Shqipëri. Edhe thjesht energjia. Kemi vendosur. Është emër shumë i shkurtër, është me tre shkronja. Kështu që po e ruajmë. Edhe pak do e merrni veshë, sepse e kam surprizë te kënga”, u shpreh këngëtari në “She’s On Top”.
Bardhi dhe Sara kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, e po presin të bëhen prindër të një vajze.