fbpx
Ad imageAd image

Chiara Ferragni harron Fedez, “kapet mat” me të dashurin e ri 

Blloku min lexim


Chiara Ferragni duket se e ka lënë pas ndarjen nga Fedez dhe ka nisur një lidhje të re. Prej pak ditësh kishin nisur thashethemet që ajo ishte në një lidhje me mjekun Andrea Bisciotti. E tashmë, dyshimet janë shuar. Në disa foto që janë publikuar nga revista e përjavshme Diva dhe Donna, dyshja janë parë pranë njëri-tjetrit. Dyshja është fotografuar në plazh.

Lajmi vjen pak kohë pasi reperi Fedez u pa shumë pranë modeles franceze Garance Authiè, me të cilën u fotografua edhe i kapur për dore gjatë garës së Formula 1 në Monte Carlo. Ata u shfaqën më pas në të njëjtin jaht, nga ku Fedez postoi në Instagram të modeles 20-vjeçare e veshur me një fustan të bardhë.

- Advertisement -

Andrea Bisciotti është 31 vjeç, pra 6 vite më i ri se Chiara. Ai është me origjinë nga Pontremoli dhe punon për spitalin “Humanitas” në Milano. Sipas thashethemeve, ai dhe Chiara kanë vetëm pak javë që kanë nisur historinë e dashurisë, të cilën po përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes së medias dhe komenteve. Supozohet se familjarët dhe miqtë e tyre të përbashkët janë në dijeni të lidhjes.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock