fbpx
Ad imageAd image

Çfarë po ndodh?! Tërhiqet nga gara e Festivalit të RTSH-së edhe një këngëtar i tretë

Blloku min lexim

Pak ditë pas publikimit të këngëtarëve pjesëmarrës në edicionin e 62-të të Festivalit të Këngës në RTSH, u mësua se dy këngëtaret; Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, u tërhoqën nga gara.

Arsyet, asnjëra prej tyre nuk i bëri publike, por burime të afërta me artistet thanë se mes të tjerave, se impenjimi është një faktor i rëndësishëm që i ka bërë ato të tërhiqen. Por nuk janë të vetmet. Veç Kejsit dhe Samantës, edhe Sardi Strugaj sapo konfirmoi se edhe ai është tërhequr nga gara e këtij festivali.

- Advertisement -

Pas performancës mbrëmjen edjeshme në “Dancing With The Stars”, Sardi iu përgjigj pyetjes së Eno Popit, në lidhje me lajmin e tërheqjes nga Festivali i RTSH.

Jam tërhequr për çështje personale nga festivali. Megjithatë, jam shumë i emocionuar tani, mbase mund të flas ndonjë fjalë gabim dhe s’do të doja të shprehesha gabim. Por do ta sqaroj, do ta sqaroj në vazhdim…”, tha Sardi duke e lënë me kaq, por duke konfirmuar se edhe ai, tashmë ka vendosur të tërhiqet nga Festivali.

- Advertisement -

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO