fbpx
Ad imageAd image

Çfarë po ndodh ne festivalin e  RTSH/ Elsa Lila, fituese e paracaktuar? Dy këngëtare të njohura japin dorëheqjen

Blloku min lexim

Dy këngëtaret Kejsi Tola dhe Samanta Karavella janë tërhequr nga gara në Festivalin e Këngës 62. Në shorteun e hedhur nga festivali për renditjen e këngëtareve, ato nuk u përmendën. Samanta e konfirmoi lajmin, por pa dhënë arsyen që e çuan drejt këtij vendimi. Ato janë zëvendësuar nga “Peter Pan Quartet” me këngën “Edhe një herë” dhe Irma Lepuri me “Më prit”.

- Advertisement -

Festivali i këngës do të mbahet nga datat 19-22 dhjetor 2023. Votimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar. Publiku do të vendosë përmes televotimit se kush do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024 si çmim special dhe juria do të përzgjedhë fituesin e festivalit dhe çmimet tjera. Në komente në rrjetet sociale, komentuesit kanë shkruar se arsyeja e kësaj tërheqjeje është pikërisht fituesi i paracaktuar.

Ndërsa emër i përfolur është Elsa Lila, që po mendohet se është paracaktuar si fituese.

- Advertisement -

Megjithatë, vetë dy protagonistet nuk kanë pranuar të zbulojnë detaje, e aq më pak të komentojnë thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale. Zbulohet se vendimi surprizë i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH, se kujt do t’ia besojnë një pjesë të moderimit të eventit gjigant, ajo është deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Kjo është një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

Si mendoni a janë këto hije skandali në festivalin e RTSH?

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO