fbpx
Ad imageAd image

Çfarë po kërkon ish-partnerja e Meritonit? Ish-banori i BBV: Ja çfarë fshihet pas reagimit të saj

Blloku min lexim

Ish-banori i BBV Meridiani ka qenë i ftuar në “Breaking” në Top News, ku ka folur për zhvillimet e fundit që po ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Përsa i përket rrëfimit të fundit të Meritonit, i cili tha se fëmija i tij është autik dhe nuk ka mundur ta takojë shpesh, Meridiani jep opinionin e tij, ku shprehet se “ai mund të merrte një vizë për koncert dhe ta digjte për të parë fëmijën e tij”.

- Advertisement -

Ndërsa përsa i përket reagimit të ish-bashkëshortes së Meritonit, Meridiani shprehet se “mund ta bëjë edhe për vëmendje, pasi në fund të ditës, ai është babi i fëmijës së saj, nuk e ka bërë vetëm dhe nuk ka asnjë prind në botë që mos dojë fëmijën e vet”.

Meridiani: Unë isha në dijeni të të birit që e ka autik. E përjetova, është dhimbje! Është e lehtë të gjykosh por askush nuk e di si është e vërteta. Të dyja palët thonë versionin e tyre. Nuk dua të justifikoj as Meritonin që mbase mundësia ka qenë, ok nuk ka pasur viza, por në koncerte, unë marr një vizë dhe nuk shkoj fare, e djeg atë koncert dhe shkoj e takoj. Ndoshta nuk e ka lënë ish-bashkëshortja për ta takuar etj, pra janë 1001 gjëra. Nuk më pëlqen fakti që del bën një status që shumë shpejt e vërteta do dalë dhe nxjerr në bombë. Duket sikur po kërkon vëmendje. Në qoftë se ke një të vërtetë thuaje, mbi të gjitha ai është babai i fëmijës dhe nuk e ka bërë fëmijën vetë, kështu që do apo nuk do ai është prind dhe nuk besoj se ka prind në botë që nuk e do fëmijën e vetë.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO