Bes Kallaku
shtë rikthyer në ekran dhe pranë publikut që e mbështet e duartroket prej rreth 20 vitesh nëpërmjet reality show-t, Ferma VIP. Por jeta personale e Bes Kallakut ka krijuar gjithmonë një interes të madh publik, kjo edhe për shkak se partnerja e tij ka qenë gjithashtu një personazh i famshëm.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji i kanë dhënë fund martesës së tyre, 7 vite pas dasmës dhe më shumë vite histori dashurie. Ky divorc ka qenë një ndër më të përfolurit ndonjëherë në historinë e personazheve VIP në Shqipëri. Prindërit e dy fëmijëve kanë vendosur të mos flasin për këtë, por i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites”, aktori nuk kaloi pa përmendur këtë temë.
Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione deklaratat se divorci mes tij dhe Xhensilës është i stisur nga vetë ata. Por u ndal dhe te ardhja në jetë e djalit.
“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë…Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët“, tha ai.