‘Kënga Magjike’ është një nga festivalet që fansat e ndjekin hap pas hape që nga prezantimi i këngëtarëve deri në netët premierë. Por këtë herë autorët e Këngës Magjike kanë marrë një vendim të papritur!
Mësohet se producenti , Ardit Gjebrea ka njoftuar se festivali do të anulohet këtë vit
Si rrjedhojë , ‘Kënga Magjike’ ndryshe nga vitet e kaluara duket se këtë vit ka mungesë organizimi dhe interes të ulët për të marrë pjesë. Gjebrea njofton se festivali do të organizohet vitin që vjen.
Kjo është pauza e dytë që ‘Kënga Magjike’ bën në organizim, pas asaj të parës të bërë në vitin 2020, për shkak të pandemisë.