Aktori i njohur Roerd Toçe mbrëmjen e djeshme ka lënë në mes garën në spektaklin “Dancing with the Stars” duke hequr dorë përfundmisht nga çmimi i madh.Ndonëse ishte ndër më të mirët në kërcim, duke mos zbuluar më shumë detaje ai tregoi se për shkak të një problemi shëndetësorë duhej që të linte në mes konkursin e kërcimit.
Megjithëse e kishte komunikuar vendimin një javë më parë me produksionin e “DWTS”, aktori performoi edhe këtë herë sepse nuk dëshironte që ta linte në “baltë” skudarën e tij pasi mbrëmjen e djeshme konkurrentët ishin të ndarë në dy skuadra, “Krushqit” dhe “Kalle” të cilat performuan kolazhin muzikor, nga vitet ’80-’90.
Qëndimi i aktorit në sfidë për të ndihmuar skudarën e tij ia vlejti pasi “Krushqit” u shpall skuadra më e votuar .