ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse nuk konsumoni mëngjesin

by Blloku
18/12/2023
Reading Time: 4 mins read
386 12
0
Çfarë ndodh në organizmin tuaj nëse nuk konsumoni mëngjesin

Studimet tregojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm lidhet me marrjen më të lartë të lëndëve ushqyese gjatë ditës dhe cilësi më të mirë të dietës në përgjithësi.

Gjithashtu, shumë njerëz preferojnë ta hanë vaktin e tyre të parë më vonë gjatë ditës. Megjithatë, çfarë ndodh me trupin tuaj kur e kaloni mëngjesin?

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm dhe të ekuilibruar mund të bëjë gjëra të mahnitshme për shëndetin tuaj. Kjo sepse mëngjesi është më shumë se një vakt, është katalizatori që nxit metabolizmin tuaj për një trup dhe mendje të shëndetshme. Një studim i vitit 2018 në Nutrients arriti në përfundimin se ata që hanë mëngjes konsumojnë më pak sheqerna të shtuara dhe më shumë fibra, vitamina dhe minerale, në krahasim ata që nuk e hanë mëngjesin.

RELATED STORIES

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

Zbuloni 9 ushqimet e pasura me fibra

30/09/2024
Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

Është për të mirën e marrëdhënies tuaj, ja pse duhet ta gënjeni ndonjëherë partnerin

31/08/2024

Pra, nëse po humbni lëndë ushqyese të rëndësishme duke anashkaluar mëngjesin, cilat efekte të tjera anësore mund të ndodhin pa e ditur ju? Pavarësisht se ku qëndroni në mëngjes, është e rëndësishme të kuptoni dobësitë e mundshme të anashkalimit të mëngjesit për organizmin tuaj.

Mund të bjerë sheqeri në gjak

Pa lëndët ushqyese nga një mëngjes i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, sheqeri në gjak mund të bjerë, duke ju lënë të lodhur, nervoz dhe të paaftë për t’u fokusuar. Sipas një studimi të vitit 2019, ata që nuk konsumonin mëngjesin kishin nivele të larta dhe kontroll më të dobët të sheqerit në gjak.

“Për shkak se nuk hani gjatë gjithë natës ndërsa flini, sheqeri në gjak bie natyrshëm pasi zgjoheni”, thotë Caroline Young, dietologe e regjistruar dhe pronare e Whole Self Nutrition.

Nëse nuk e rregulloni me një mëngjes të ekuilibruar, sheqeri në gjak do të vazhdojë të bjerë gjatë gjithë mëngjesit. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në luhatje të mëdha të sheqerit dhe paqëndrueshmëri, gjë që sigurisht mund të çojë në prediabet ose diabet. Hulumtimet tregojnë se anashkalimi i mëngjesit lidhet me një rrezik në rritje të diabetit të tipit 2.

Mund të keni probleme me përqendrimin

Mëngjesi jep lëndë ushqyese thelbësore që ushqejnë trurin për një ditë pune të fokusuar. Kapërcimi i këtij bazamenti ushqyes mund të çojë në vështirësi në përqendrim dhe një gjendje mendore të mjegullt. Një studim i vitit 2017 vuri në dukje se pjesëmarrësit që anashkaluan ose hëngrën një mëngjes jo të shëndetshëm kishin performancë më të keqe njohëse gjatë gjithë ditës sesa ata që hëngrën një mëngjes të shëndetshëm.

Trista Best, dietologe e regjistruar, ka thënë për Eat This, Not That! se mëngjesi i jep trupit dhe trurit lëndë ushqyese dhe energji thelbësore pas një nate pa ngrënë. Për disa individë, anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në ulje të performancës njohëse, duke përfshirë vështirësinë me përqendrimin, kujtesën dhe zgjidhjen e problemeve. Kjo mund të vërehet veçanërisht në mëngjes kur kërkesat mendore janë të larta.

Mund të ngadalësohet metabolizmi

Shmangia e mëngjesit kur trupi juaj është i kushtëzuar të marrë kalori, mund të ketë një efekt kundërproduktiv në metabolizëm. Studimet sugjerojnë se organizmi mund të përshtatet duke ngadalësuar metabolizmin e vet, gjë që mund të rezultojë në shtim të peshës.

“Vaktet e rregullta, duke përfshirë mëngjesin, luajnë një rol në ruajtjen e një metabolizmi të ekuilibruar. Anashkalimi i mëngjesit mund ta prishë këtë ekuilibër duke ndikuar potencialisht në aftësinë e trupit për ta përdorur dhe ruajtur në mënyrë efikase energjinë”, deklaron Best.

Ngrënie e tepruar më vonë gjatë ditës

Ajo që mund të fillojë si një zgjedhje e vetëdijshme për të hequr dorë nga vakti i mëngjesit, mund të shkaktojë dëshira intensive më vonë gjatë ditës, duke çuar në mbingrënie të mundshme dhe duke e bërë sfiduese ruajtjen e një qasjeje të ekuilibruar dhe të ndërgjegjshme ndaj ushqimit.

“Trupi juaj kërkon ekuilibër, kështu që anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në më shumë dëshira ose marrje të tepruar më vonë gjatë ditës, ndërsa organizmi përpiqet t’i kompensojë kaloritë e munguara. Një studim zbuloi se ata që nuk konsumonin mëngjes, konsumonin më shumë karbohidrate (përfshirë sheqernat e shtuar), sheqerna totale dhe yndyra totale, në krahasim me ata që hanin mëngjes”, deklaron Schlichter.

Tags: keshillamengjesiushqim

Menu

  • Kontakt
  • Marketing

Njoftohu në email

© 2026 Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro