Ylli televiziv, Kim Kardashian, ishte një prej të ftuarave më të veçanta në dasmën përrallore në Indi. Ajo u shfaq e veshur me disa fustane të ndryshme, duk lënë pafjalë një publik mjaft të gjerë.
Mirëpo disa ndjekës në rrjete sociale e kritikuan yllin televiziv për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian
Cila është arsyeja? Sipas fansave, ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane. Disa nga komentet ishin:
Nuk supozohet të vishni të kuqe në një martesë në Indi. Kjo është ruajtur për nusen .
Djali i vogël i njeriut më të pasur në Indi u martua me Radhika Merchant në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongreseve Jio në Mumbai. Thuhet se dasma e tyre ka kapur vlerën e mbi 600 milionë dollarëve.

