Arbenita Ismajli mori vëmendje të madhe me një nga postimet e fundit. Modelja e njohur publikoi një foto ku shihej e përlotur dhe pamja nuk kishte ndonjë përshkrim.
Ndjekësit menjëherë e lidhën foton me situatën që muajt e fundit ka kaluar Arbenita, por jo, ajo nuk ka vonuar shumë dhe ka sqaruar se lotët i dilnin nga produktet e lëkurës dhe se nuk kishte të bënte me gjendjen e saj.
Ajo tha se kremi i syve dhe produktet e tjera kanë bërë që ajo të duket sikur po qante.