fbpx
Ad imageAd image

Celine Dion: Fëmijët e mi kanë frikë se do vdes

Blloku min lexim

Këngëtarja kanadeze me famë botërore, Celine Dion, ndau problemin e saj thellësisht personal se vuan me sindromën e njeriut të ngurtë në një intervistë me “Sunrise”.

Mes trishtimit këngëtarja 56-vjeçare u shpreh se djemtë e saj Nelson, Eddie dhe Rene-Charles ishin të shqetësuar se mos ajo vdiste.

- Advertisement -

Edhe pse u diagnostikua gati dy vjet më parë, beteja e Dion me këtë çrregullim të rrallë neurologjik filloi shumë më herët. Në një intervistë paraprake, ylli kanadez foli me gazetaren e “Sunrise” Miley Hogan për ndikimin që sindroma ka pasur në jetën dhe familjen e saj.

“Nuk e kam mamin, nuk e kam as babin”, tha Dion, me zërin që i dridhej nga emocioni. “Fëmijët e mi janë të frikësuar sepse kanë humbur babanë e tyre dhe pyesinin veten se mos ndodhte e njejta gjë me mua. Nuk dua të vdes, nuk dua të gënjej”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Këngëtarja, Celine Dion, tregoi se problemet e saj shëndetësore nisën me simptoma misterioze që e lanë atë dhe fëmijët e saj në një gjendje shqetësimi të vazhdueshëm.

“Isha e frikësuar” pranoi ajo. “Mund të jetë kërcënuese për jetën. Çfarë do të ndodhë”.

- Advertisement -

Dion u diagnostikua zyrtarisht me sindromën e njeriut të ngurtë në dhjetor 2022, një zbulim që padyshim i ndryshoi jetën dhe karrierën e saj. Kjo është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton ngurtësi dhe spazma progresive të muskujve.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock