Artisti nga Kosova të cilin të gjithë e njohim ndryshe me emrin Fero, ka publikuar një mesazh prekës lidhur me vajzën e tij.
Përmes një instastory të publikuar në Instagram ai shkruan se kalon shumë kohë larg vogëlushes së tij, mungesë të cilën po e përjeton çdo ditë e më shumë.
“Sa do që e maj veten të qëndrueshëm me durim po du që krejt ju me dit çdo moment e më shumë që jam pa qikën tem vetëm zoti i madh e din qysh e përjetoj un kët sen, shum vshtir” – shkruan Fero në postimin e tij.
Teksa tregon dhimbjen që përjeton larg të bijës Fero i bën thirrje të gjithë prindërve që të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre dhe të jenë falenderues që i kanë pranë.
Postimi i Feros:
Dua me ju tregu juve nji realitet. Un jetoj qe shum koh pa qiken tem, un gona prej gjumit pa qiken tem, un bi me fjet pa qiken tem edhe sa do qe e maj veten te qendrushem me durim po du qe kejt ju me dit qdo moment e ma shum qe jom pa giken tem vetem Zoti i madh e din se qysh e perjetoj un ket sen, shum vshtir. Kshtu qe ju qe i keni fmit e qoni prej gjumi me ta e hani pini me ta e fleni me ta, mos u ankoni o mosmirnjohsa po falenderone Zot