Ditën e djeshme në orën 17:00, këngëtari i mirënjohur kosovar Capital T, ka publikuar këngën që do të ndjekë Kombëtaren shqiptare të futbollit në rrugëtimin e saj në EURO 2024.
Kënga titullohet “ALBANIA”, dhe do të jetë hera e parë për këtë këngëtar që bën një këngë të personalizuar për Kombëtaren tonë.
Ka më shumë se një javë që vetë këngëtari ka deklaruar që do të publikohet kjo këngë dhe momenti erdhi më në fund.