fbpx
Ad imageAd image

Brad Pitt apo Angelina Jolie? Kush e fitoi betejën ligjore

Blloku min lexim

Brad Pitt ka fituar raundin e fundit të betejës ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, Angelina Jolie, për vreshtat francezë me vlerë 500 milionë dollarë, zbulojnë burimet për “Page Six”.

Ylli i “Moneyball”, 60 vjeç, ka qenë në gjykatë në Kaliforni dhe në Luksemburg për “Château Miraval”, duke kërkuar se ai duhet të kishte një kontroll mbi pronën e përbashkët të çifitit. Mirëpo Jolie, 48 vjeç, ia shiti aksionet e saj Yuri Shefler, pronar i gjigantit rus të vodkës.

- Advertisement -

Para se të martoheshin, çifti bleu pronën së bashku, ku Pitt zotëronte 60 për qind dhe Jolie 40 për qind.

Kur lidhën kurorë në 2014-ën, Pitt i dhuroi gruas së tij edhe 10% nga prona si dhuratë dasme duke e bërë ndarjen e pronës 50 me 50.

- Advertisement -

Joli më pas vendosi t’i shiste aksionet e saj, mirëpo Pitt pretendon se marrëveshja nuk ishte e vlefshme dhe se ai ende zotëron 60% të pronës.

“Marrëveshja ishte që Angelina të merrte 10% më tepër nga ai, duke e bërë marrëdhënien 50-50, por aprovimi u arrit për vetëm 1 euro. Ishte simbolikë e marrëdhënies”, thonë burimet për Page Six.

- Advertisement -

Gjykata e Luksemburgut i dha mbrapsht Brad Pitt 10% e tij duke e lënë këtë çështje të mbyllur nga ana e tyre deri në vendimin final. Beteja ligjore mes çiftit vazhdon ende, por kjo është një fitore e madhe për Brad Pitt, i cili nuk ka qenë i favorizuar në vendimet që janë marrë deri tani për ta.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock