Pavarësisht se është një këngëtar mjaft i njohur, kohët e fundit Blero është komentuar më shumë për lidhjet e tij romantike, që mesa duket nuk po ecën ashtu sic duhet, të paktën që pas ndarjes së tij nga Afrona.
Disa muaj më parë, Blero bëri një dedikim tepër special për të dashurën e shumëpërfolur, identiteti i së cilës ende mbetet një mister, duke u shprehur se si ishte aq me fat për vajzën që kishte përkrah.
Së fundmi, Blero ka ngritur sërish dyshimet që është ndarë nga e dashura e tij dhe kjo falë një postimit të bërë në profilin e tij në Instastory.
