fbpx
Ad imageAd image

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin! Mijëra shqiptarë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

BllokuTV min lexim
xr:d:DAF4op7X2Q0:131,j:8424407515722567929,t:24041008

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën më të rëndësishme, Fitër Bajramin. Për besimtarët kjo ditë shënon solidarizimin me të varfërit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kryen faljen e namazit sot në festën e Fitër Bajramit.

- Advertisement -

Falja nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.

Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

- Advertisement -

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO