Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë. Ka qenë vetë aktori i cili ka ndarë lajmin e gëzueshëm më ndjekësit në rrjetet sociale ku ka zbuluar edhe emrin. Çifti e ka quajtur djalin e tyre Amen.
“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan ai.