Duket se divorci i çiftit të shumëpërfolur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është i pashmangshëm, dhe tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi.
Teksa nga një anë burime afër këngëtares shprehen se ajo e ka përjetuar keq, gjërat në anën e aktorit duken shumë ndryshe. Paparacët kapën aktorin dhe regjisorin 52-vjeçar me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, dhe vajzën e tyre, 18-vjeçare, në dukje tepër të lumtur dhe të relaksuar.

