Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është goditur së fundmi me një objekt teksa po performonte në skenë, në koncertin “Green Bay”, Wisconsin.
Ylli i muzikës fatmirësisht nuk pësoi ndonjë lëndim nga ky gjest i fansave, por ajo vendosi që të ndalonte shfaqjen menjëherë. Artistja u kërkoi rojeve të sigurisë që të nxirrnin jashtë sulmuesin.
“Le të ndalojmë muzikën. Le ta nxjerrim këtë djalë jashtë. Ai po ua prish shfaqjen të gjithëve. Nuk duhet ta bëjë më këtë”– tha Bebe në videon që po bën xhiron e rrjetit.