fbpx
Ad imageAd image

Bashkëshortja rrëfen jetën me Jorgo Papingjin: I ati vdiq në Mathausen, u rrit jetim, bëra çdo gjë ta shpëtoja

Blloku min lexim

Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana, ka rrëfyer në News 24, jetën me poetin e tekstshkruesin. Një ditë pas ndarjes së tij nga jeta, ajo tregoi se ai ka qenë i sëmurë dhe se ka bërë një jetë të vështirë./

5 vitet e fundit ka qenë i sëmurë. Kam bërë maksimumin për kurimin e tij në këto vite. I kam dhënë ilaçet në shtëpi, sepse nuk donte të rrinte në spital. Mjekja e familjes më thoshte po e mban ti në jetë. Por erdhi një moment që u bënë shumë diagnoza. E çova para disa ditësh në spital sepse nuk kisha çfarë t’i bëja më në shtëpi. Bëra çdo gjë për të, por aq ishte. Nuk kam asnjë peng. U mundova të bëja çdo gjë që duhej, jo se e kisha për detyrë por se duhej ta bëja”, tregoi ai.

- Advertisement -

Papingji emër i njohur për tekstet e këngëve të suksesshme shqiptare, ka studiuar fizikë dhe për shumë kohë ka qenë mësues por pasioni i tij për poezinë i dha një jetë të re artistike.

Megjithatë pati një jetë të vështirë, autori i vargjeve

- Advertisement -

“E sa kam dëshirë të pres/
Kur ke se kë të presësh/
Ke një ëndërr ke një shpresë/
E dua të pres dikë të vij/
Me derë pa trokitur/
Të mos mbetet asnjeri” .

Bashkëshortja e Jorgo Papingjit, Tatiana tregon se kur ai ishte vetëm 8 muajsh, mbeti jetim. “Jorgos babanë ia internuan në Mathausen ku edhe vdiq kur ishte 8 muajsh. Ai nuk e njohu kurrë të atin. I rriti e ëma e vetme dhe Jorgo me fëmijët tanë sillej shumë mirë. I donte dhe ju ka dhënë fëmijëri të lumtur. Kemi pasut një jetë të qetë, kemi jetuar mirë por jo në luks. Unë jam rritur me të se e kam njohur kur isha 19 vjeçe”, tregoi Tatiana Papingji.

- Advertisement -

Në ditët e fundit të jetës së tij, e shoqja po mblidhte poezitë e Papingjit që me siguri do të titullohet “Emri” tha ajo si kënga e saj e preferuar. Shumë prej poezive janë të panjohura dhe të tjera janë në studio muzikore gati për të marrë jetë si këngë.
Papingji u shua në moshën 81-vjeçare.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO