fbpx
Ad imageAd image

Avantazhi i të punuarit me partneren, Lind Islami kujton si e ‘shpëtoi’ Venera

Blloku min lexim

Venera Lumani dhe Lind Islami janë çift në jetë dhe në punë. Ata pranojnë në “Aldo Morning Show” se është e pashmangshme që problemet e punës të mos merren në shtëpi. Por një avantazh i të punuarit me partnerin, është edhe t’i ‘shpëtosh’ disa situatave sepse ke në krah dikë që kujdeset për ty. Lind Islami kujton një rast të tillë në punën e tyre.

Aldo: A duhet të mbulojnë partnerët gabimet e njëri-tjetrit në punë?

- Advertisement -

Lind Islami: Absolutisht po.

Aldo: Prit ti, pse po?

- Advertisement -

Lind Islami: Sepse na ka ndodhur jo më larg se para dy vitesh, për Vitin e Ri unë humba zërin për shembull.

Aldo: Ishalla jo këtë vit se kam prenotuar edhe unë aty ku do jeni ju.

- Advertisement -

Lind Islami: Më mbuloi Venera, këndoi gjithë mbrëmjen. Venerës i iku zëri te koncerti i tretë.

Venera Lumani: Brenda natës.

Aldo: Ky nuk është gabim.

Lind Islami: Ky është mbulim.

Aldo: Po mbulim, po. Ore ti, se ti e di shumë mirë kuptimin e fjalëve shqip por e dredh kastile. Unë po them gabimet në punë, s’po them, ndodh iku zëri, ajo s’është gabim, ai është hall.

Venera Lumani: Unë mendoj që prandaj edhe ne mbase kemi funksionuar sepse dimë që me mjeshtëri shumë të madhe të mbrojmë gabimet e njëri-tjetrit apo mangësitë e njëri-tjetrit. Jo vetëm ne, por mendoj se të gjithë duhet ta bëjnë. Si i thonë, burrë e grua, mish e thua?

Aldo: Ka lloj-lloj shprehjesh por më mirë mos t’i hapim këto tema them unë se ka goxha.

Venera Lumani: Mendoj se femrat janë më të dashura, më mbuluese ndaj gabimeve të burrit.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock