Për herë të fundit, ish-banorët e shtëpisë më të famshme, do të bëhen të gjithë bashkë, në “Post Big Brother VIP”.
Sonte në orën 21:00, të gjithë ish-banorët do të përballen ku do të ketë debate mes tyre. Ata do të rrëfejnë raportet pas përfundimit të këtij ‘reality show’.
Në pika të përgjithshme, ja kush janë ish-banorët që do të flasin sot:
Sara: Nuk jam personi që jam sulmuar, është vënë dhe epiteti “kurban”
Juli: Sigurisht që kam fituar unë
Egla: Për mua je fitues lali, e ke fituar ti
Rike: Për mua është thjesht e dashura e Romeos dhe kaq
Graciano: Heidi, je arrogante
Heidi: Unë duhet ta mbroj veten time
Graciono: E vërteta dhemb Erjola
Ledioni: Çdo gjë harrohet, shija ngelet
Ky edicion i tretë ishte i mbushur plot me surpriza, debate dhe jo vetëm ndërsa fituese u shpall aktorja Egla Ceno.
Finalistët e tjerë ishin Juljan Deda, Romeo Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi. Ky edicion gjithashtu ka kaluar çdo parashikim audience, si shkak edhe të garës shumë të fortë mes 5 finalistëve.
