ADVERTISEMENT
Blloku
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

Arditi nuk duron dot në emision live, gruaja përballë tij e bën të qajë: Jam i mbytur në lot

by Blloku
06/10/2023
Reading Time: 4 mins read
378 20
0
Arditi nuk duron dot në emision live, gruaja përballë tij e bën të qajë: Jam i mbytur në lot

Historia e fundit në rubriken “Ka një mesazh për ty” e ka bërë Ardit Gjebrean të bëjë një rrëfim prekës dhe të sinqertë. Bëhej fjalë për zonjën Besnike, e cila prej 24 vitesh nuk mund ta shohë dot vëllain e saj në sy. Pengu që ka në zemër i shkakton dhimbje të madhe sepse ajo nuk mund ti kthejë dot borxhin që i ka marrë.

Për shkak të vështirësive ekonomike, Besnike detyrohet t’i kërkojë lekë vëllait, por të blerë shtëpi dhe ai pa asnjë hezitim ja jep. Por borxhin e marrë nuk mundi t’ia kthente.

RELATED STORIES

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/2025
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/2024

Ajo shkoi në studio për ta falënderuar vëllain dhe për të hequr brengën që ka në shpirt. Historia e saj emocionon edhe drejtuesin e emisionit, Ardit Gjebrea.

Ardit Gjebrea: Nuk i bëtë dot lekët?

Besnike: Nuk i bëmë dot lekët kurrë. Unë falë jush, se nuk e mora kurrë guximin. I kisha shumë qejf njerëzit që vinin dhe jepnin mesazhe, kështu në televizion, kur i shikoja nuk di çfarë të them. Gjithmonë thoja ta çoj dhe unë vëllain atje, sepse ai e meritonte faktikisht se më kishte bërë një gjë kështu..

Ardit Gjebrea: Po ai vëllai sa herë në muaj të thotë ty: Po ato lekët kur do m’i japësh?

Besnike: Asnjëherë! Prandaj edhe kam ardhur më shumë këtu sepse vëllai sot edhe 24 vjet, atë muhabet nuk e zuri asnjëherë në gojë.

Ardit Gjebrea: As larg e larg?

Besnike: Jo, jo dhe nuk më ka pyetur njëherë: O Besnike çfarë u bë me ato lekët? Ato kushërinjtë e burrit nuk mundën t’ju drejtonin pak. Se me thënë të drejtën kjo është edhe pak neglizhenca jonë, për burrin tim në radhë të parë që duhet të ishte marrë pak më shumë me këtë çështje.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e thirre burrin këtu, ta kishe bërë për një lek?

Besnike: E donte, se kam 24 vjet që rri me këtë brengë, e donte por hajt mo!

Ardit Gjebrea: Po ja falim?

Besnike: Ehe, po ja falim. Edhe ishte dhe pak neglizhenca jonë ta them, edhe pak ne besuam. Dhe ne ngelëm dhe pak kështu si mbas dore, më ngelën gocat pa shkollë, se burri punonte, po vetëm ushqeheshim nuk është se na mbetën të ardhura. A e di çfarë pike kam në zemër, nuk e ke idenë, prej kësaj gjëje. Sepse ndoshta ne po të kishim marrë pak kompensim atje, do të rregulloheshim nga një anë dhe do të kishin ecur edhe fëmijët pak më përpara. Edhe nusja e vëllait, edhe fëmijët e vëllai s’ma thanë asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Edhe ata asnjëherë?

Besnike: Asnjëherë! Bëjnë sikur nuk e dinë. Prandaj kam shumë peng Ardit. Unë nuk e shikoj dot vëllain në sy, bëhet një dasmë, bëhet një gjë. Të blesh një gjë nuk kam mundur.

Ardit Gjebrea: Se të duket dikur e ble me lekët e tij?

Besnike: Po!

Ardit Gjebrea: Të të them diçka një sekret. Është shumë e vështirë kur dëgjon kështu gjërash dhe sidomos në momentet kur ti përlotesh, që unë ta mbaj veten, si me thënë.

Besnike: Unë me zor si e kam mbajtur këtu brenda, se nuk desha.

Ardit Gjebrea: Duhet gjithmonë të dini që sa herë përloteni aty, unë këtu brenda jam një lum me lot, domethënë. Mundohem, sepse ne jemi prezantues dhe nuk duhet të dorëzohemi përballë telekamerave, por ndonjëherë është e pamundur.

Ardit Gjebrea fton në studio vëllain e saj, Skënderin. Ata përloten kur shohin njëri-tjetrin në studio dhe Skënderi tepër i emocionuar shprehet: Kushdo të ishte do ta bënte

Tags: Ardit Gjebreaemocionerefim
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro
  • Kontakt
  • Marketing

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Entertainment
  • Kulturë
  • Lifestyle
  • Në Bllok
  • Well Being
  • Astro