fbpx
Ad imageAd image

“Antireklama është reklama më e mirë”! Mashtrimi i bamirësisë me panetonet një strategji marketingu nga Chiara Ferragni?

Blloku min lexim

Në shumë vende të botës po flitet sot për Chiara Ferragni. Gjithçka nisi me gjobën 1.075 milionë euro  që morën kompanitë e saj për mashtrimin e klientëve mbi donacionet bamirëse të lidhura me shitjen e një Panetone Krishtlindjesh.

- Advertisement -

Autoriteti Antitrust i Italisë (AGCM), i cili vendosi gjobën të premten, deklaroi se reklamat për panetonen,  me një çmim shumë te  lartë, i mashtronin blerësit se ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për një studim mbi kancerin e kockave në një spital në Torino, kur në fakt ajo kishte bërë një pagesë të vetme për objektin prej 50,000 euro muaj përpara lançimit të panetones.

Ferragni numëron afro 30 milionë ndjekës në Instagram, dhe pothuajse 2 milionë të tjerë në llogarinë e saj të biznesit dhe influencimi ishte shumë i madh në një treg të gjë në disa vende të europës.

- Advertisement -

Zgjimi i audiencës

Ndërkohë që rrjeti ziente, Ferragni priti edhe ca se reagimi të rritej dhe më pas e përlotur, kërkoi falje me një mesazh në rrjetet sociale. Ajo shfaqet e përlotur, pa makeup, duke tentua kështu të prek emocionalisht ndjekësit dhe të gjithë ata që zgjedhin kompanitë e saj .

- Advertisement -

Ndërkohë, si për të matur pulsin e audiencës, dhe për të treguar se ishte nisur pa ndonjë qëllim të keq, Ferragni thekson disa herë në deklaratë se kjo ndodhi për shkak të një gabimi. Dhe sipas saj gabimi i vetëm është që ka përzier reklamimin e një produkti me pjesën e financimin që u bë për spitalin.

Kështu ajo siguron ndjekësit e saj që tani e tutje do të kujdeset që t’i bëjë ato të ndara. Dhe si për të risjellë në vëmendje bamirësit që bën influenceria tha se do të dhurojë 1 milionë euro për kujdesin ndaj fëmijëve.


Kërkoj falje: Unë do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për të mbështetur kujdesin ndaj fëmijëve.” Më tej: “Por kjo nuk mjafton: po e bëj publikisht sepse e kuptova se kisha bërë një gabim komunikimi. Një gabim që do ta çmoj në të ardhmen, duke e ndarë tërësisht çdo aktivitet bamirësie, që kam bërë dhe do ta bëj gjithmonë, nga aktivitetet tregtare. Sepse edhe nëse qëllimi përfundimtar është i mirë, nëse nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin, ai mund të shkaktojë keqkuptime.

Siç e kam thënë edhe ditët e fundit, do ta kundërshtoj dispozitën e AGCM sepse e konsideroj disproporcionale dhe të padrejtë. Gabimi im ishte lidhja e një aktiviteti tregtar me një aktivitet solidar me komunikimin. Fatkeqësisht ju mund të bëni një gabim, më vjen keq që e kam bërë dhe e kuptoj që mund të kisha qenë më vigjilente. Por, nëse sanksioni përfundimtar duhet të jetë – siç shpresoj – më i ulët se ai i vendosur, diferenca do t’i shtohet miliona eurove”, shprehet ajo.

Strategji e mirë marketingu?

Nga gjithçka ka ndodhur deri më tani, si dhe duke marrë parasysh këtë reagim influencues të Ferragnit, ekspertët e marketingut ngrenë dyshimin se kjo ishte një lëvizje e mirëmenduar nga sektori i marketingut në kompanitë e influencierës.

Dhe në fakt me një logjikë pak më të thellë dhe një këndvështrim ndryshe, do të kuptonim se kjo hipotezë qëndron. Sepse dihet tashmë sa e aftë është vetë Ferragni në komunikim, influencim dhe marketim, dihet gjithashtu se kompanitë e saj vlerësohen për këtë aspekt dhe nuk kishte se si të ndodhte një gabim që nuk do të ishte vënë re të paktën nga vetë ajo.

Detaje të tjera mund të tregojnë më qartë se Ferrgani ka krijuar një strategji marketingu me shumë risk, por edhe shumë fitimprurëse për kompanitë e saj.

Dyshime të tjera janë se kjo çështje kjo çështje po përdoret për 2 serialet mbi jetën e  Fedez dhe Ferragni që kanë patur mjaft sukses, dhe pas këtij skandali ata do mund të sjellin serialin e tretë.

 

Pra shohim se risku i gjobës dhe i prishjes së imazhit në pak ditë, më pas do t’i kthehet në rritje financiare shumë të lartë dhe do ta pasurojë edhe më shumë atë.

Kjo teori qëndron,  pasi skandali në fjalë ka përfshirë në lojë edhe kryeministren italiane, me të cilën më shumë po merret Fedez, partneri i Ferragne.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nëpërmjet një deklarate nga fjalimi në partinë e saj ka “shigjetuar”  Ferragni, duke thënë se është vetëm një influencuese që vishet bukur, por jep mesazhet e gabuara.

Modeli i vërtetë që duhet ndjekur nuk janë influencuesit që fitojnë shumë para duke veshur rroba ose duke promovuar panettone, me të cilët njerëzit i bëjnë njerëzit të besojnë se do të bëjnë bamirësi dhe që në vend të kësaj shërbejnë për të paguar tarifat e milionerëve“, tha Giorgia Meloni.

Kryeministrja nuk e përmendi Chiara Ferragni-n, por fjalët e saj duket se i referohen aferës që përfshin sipërmarrësin Pandoro Balocco.

Modeli i vërtetë është kushdo që dizajnon dhe prodhon ekselencën, atë italiane, i cili është i suksesshëm sepse ne jemi më të mirët në të, ne dimë ta bëjmë më mirë. Ne duhet t’u mësojmë të rinjve se krijimi i këtyre produkteve është më i jashtëzakonshëm sesa të mësosh t’i tregosh ato“. shtoi kryeministrja.

Këtij mesazhi disi agresiv të saj i është përgjigjur Fedez.  i cili saktëson se dëshiron të thotë fjalën e tij, por jo në emër të gruas së tij, e cila është një grua e pavarur dhe di të mbrohet shumë mirë. Ndërsa më tutje përmendi kryeministren Meloni duke i kujtuar asaj që të merret me dëmet që i po shkakton popullit italian përmes pozicionit që mban dhe mos të merret me inate personale që mund të ketë ndaj suksesit të Chiara Ferragnit.

 “E di që ju na shihni si një, por gruaja ime është gruaja ime, një grua e pavarur që bën gjërat e saj, dhe unë jam unë dhe kam një fondacion që ka një bilanc social që është publik, transparente, ndaj jam i habitur se gjithçka që kam bërë në botën e bamirësisë po vihet në pikëpyetje, por dua shumë të futem në meritat e kësaj gjëje, sepse nuk shkon me atë që bëj. Një ngjarje e veçantë është se pak minuta më parë kryeministrja Giorgia Meloni, në skenën e festës së saj fantastike të partisë, vendosi të flasë për prioritetet e vendit: e përmendët papunësinë e të rinjve? Jo. Folët për manovrën financiare që po bëni dhe që nuk kanë mbaruar ende? Jo. A folët për barrën tatimore të vendit? Jo. Ajo vendosi të thotë: ‘Kini kujdes me njerëzit që punojnë në ueb’. Ky është prioriteti i kryeministres sonë”.

Pra Blloku TV duke mbledhur nga pak çdo gjë ka ndodhur që nga lançimi i reklamës,  zbulimi i mashtrimit, gjoba, reagimet publike, reagimet e audiencës, përfshirjen e kryeministres dhe tani deklaratat e kopsitura të Fedez dhe Ferragni  çdo gjë na duket si një serial që po ndodh vërtetë.

Kështu, nuk është aspak çudi që ky skandal të jetë stimuli për krijimin e serialit numër tre të jetës së çiftit  Fedez dhe Ferragni.

E pra, e dimë mirë fuqinë e tyre mbi audiencën, dhe do të ishte disi absurde që ky skandal të ishte një gabim naiv.  Në fund të fundit antireklama është reklama më e mirë!/ Blloku TV/

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock