fbpx
Ad imageAd image

AMA në bashkëpunim me TikTok, arrihet marrëveshja për eleminimin e përmbajtjeve të postuara në platformë

Blloku min lexim

Së fundmi kemi parë mjaft video të ndryshme të shpërndara në TikTok të cilat janë bërë virale jo për informacionin e rëndësishëm që shpërndajnë, por për shkak të banalitetit të tyre.

TikTok nuk ka mundur të marrë masa për fshirjen e tyre pasi sistemi nuk e njeh gjuhën shqipe, e për këtë arsye nuk mund të procesojë me heqjen e video-ve nga platforma.

- Advertisement -

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), përveç rolit si një rregullator në industrinë e transmetimit dhe telekomunikacionit në Shqipëri, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me TikTok për eliminimin e përmbajtjeve të dëmshme të postuara në platformë.

Kjo gjë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga Armela Krasniqi, kryetare e AMA-s, e cila tregoi se tashmë ankesat e qytetarëve do t’i transmetohen drejtpërdrejt TikTok për eliminimin e përmbajtjeve të papërshtatshme në platformë.

- Advertisement -

“Kemi vendosur bashkëpunim me platformën TikTok.
Çdo përmbajtje e dëmshme e publikuar në këtë platformë, do të regjistrohet në kanalin e hapur për llogari të AMA-s, për t’u shqyrtuar dhe, nëse nga ekipet tona do të konsiderohet si e tillë, do të marrim masat e nevojshme.
Duke filluar nga sot, ju ftoj të raportoni në linkun e dedikuar, në faqen zyrtare të AMA-s, çdo përmbajtje të dëmshme sipas mendimit tuaj, që shfaq apo nxit dhunë, që përmban gjuhë urrejtje, që shkel të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve.
Çdo përmbajtje që cenon liritë tona duhet ndaluar.
#Bashkërregullimi është tashmë formula e gjithëpranuar për një treg mediatik të dobishëm për të gjithë dhe ne mund të bëhemi pjesë aktive e këtij procesi”, thuhet në postimim e kryetares së Ama-s.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock