Albi Nako është një nga opinionistët e “Dancing with the stars Fan Club”. Ndërsa po komentonte puntatën e dytë, Albi pati një sërë kritikash për spektaklin e kërcimit.
“Një puntatë më e zbehtë se nata e parë. Pretendimi është më i madh për natën e dytë, në rritje. Është një kast, i shoh se kanë gjëra personale, hatërmbetje nga e shkuara”, tha ai.
Nako pati një kritikë edhe për kolegët e tij Ilir Shaqirin dhe Lori Balën.
“Në lidhje me jurinë, me gjithë respektin që kam për të katërt, se kam punuar me ta. Iliri dhe Lori duke qenë se janë shumë profesionalë, duket sikur profesionalizmin e tyre duan që t’a ngulisin në mendjen e publikut. E dashje pa dashje dalin nga konteksti i tyre. Nuk arrij që t’i kuptoj ‘bravo, ulu 4 dhe nuk ishe mirë, 10 pikë’”, tha koreografi i njohur.