fbpx
Ad imageAd image

Aktori i njohur Dominic West rrëfen pse prishi miqësinë me Princ Harryn

Blloku min lexim

Ylli i serialit britanik “The Crown”, Dominic West dhe Princi Harry nuk flasin më dhe aktori ka treguar së fundmi pse. “Ne i ndërpremë kontaktet sepse thashë më shumë se ç’duhej në një konferencë shtypi dhe kështu, nuk folëm pas kësaj”,-shpjegoi aktori gjatë episodit të 24 dhjetorit të “Sunday Morning”.

West, i cili luan rolin e Mbretit Charles III në serialin e Netflix, u pyet më tej lidhur me miqësinë e tij tashmë të prishur me Dukën e Sussex. Ai shpjegoi se mosmarrëveshja e tyre ndodhi një vit pasi ata u kthyen nga aktiviteti bamirës “Walking With the Wounded në 2013”, një udhëtim me veteranë të plagosur në Antarktidë.

- Advertisement -

West, i cili ka qenë pjesë e kastit të “The Crown” që nga sezoni 5, shpjegoi më tej se miqësia e tyre përfundoi 10 vjet më parë dhe ai nuk ishte në gjendje të kërkonte këshilla nga Harry se si të luante Charles. Në fillim të këtij muaji, West zbuloi gjithashtu se ai e ndaloi djalin e tij Shannon që të luante një Princ William të ri në serial.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock