fbpx
Ad imageAd image

Aksidentohet djali Brad Pitt dhe Angelina Jolie, 20-vjeçari pëson dëmtim të rëndë në kokë

Blloku min lexim

Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, ka pësuar dëmtim të rëndë në kokë pasi është përfshirë në një aksident.

TMZ raporton se 20-vjeçari po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.

- Advertisement -

Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.Djali i ish-çiftit po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.


Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.

- Advertisement -

Burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
100% Free SEO Tools - Tool Kits PRO