Zbulohet një tjetër banorë që do të bëhet pjesë e BBV 3. Sipas informacioneve, Bleona Qereti ka pranuar ftesën e‘Top Channel’. Këngëtarja i është shtuar listës së personazheve që do të marrin pjesë në edicionin e tretë të formatit që pritet të nisë së shpejti.
Prej kohësh, Bleona ka qenë larg vëmendjes së mediave në Shqipëri, ndërsa duket se po tenton sërish famën në vendlindje duke marrë pjesë në formatin e famshëm si konkurrente.