Blloku
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Blloku
No Result
View All Result

“Ajo është dy metra femër, ti…/ Si po bullizohen djemtë në ekrane dhe askush nuk reagon

Blloku by Blloku
04/11/2023
in Në Bllok, Showbiz
394 4
0
“Ajo është dy metra femër, ti…/ Si po bullizohen djemtë në ekrane dhe askush nuk reagon
548
SHARES
2.5k
VIEWS

Në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës janë në rritje programet “reality show”, të cilat sikur duket pavarësisht se thyejnë barriera dhe kanë skandale janë mjaftë të ndjekura nga publiku.  Duke përmendur këtu programet më të ndjekura në të dy vendet “Big Brother Vip” dhe “Për’puthen”.

Në këto emisione që kanë një numër të lartë ndjekësish duhet patur kujdes gjuha që përdoret, sepse shumë herë ato influencojnë tek të rinjtë.  Epo pikërisht ky detaj shpesh harrohet dhe për të rregulluar një problematikë shkatërrojnë diçka tjetër.

Ne kemi vënë re se të në dy rastet qoftë në Bi Brother Vip Albania apo edhe ai në Kosovë, për të mbrojtur gratë dhe vajzat iu janë kundërvënë djemve shpesh herë deri në bullizëm apo diskriminim.

I tillë është rasti i ndodhur dy ditë më parë në BBVK, i cili po bën xhiron e rrjetit dhe ka reagime të shuma. Prime i fundi ka nisur me diskutimin nëse mes dy konkurrentëve, Ganiut dhe Brikendës, për të sqaruar nëse ka një pëlqim apo diçka më shumë se miqësi. Por, të dy pohuan se mes tyre ka vetëm shoqëri.

Në këto momente opinonistja  Anita Muçaj Haradinaj ka ndërhyrë dhe ka ofenduar gazetarin Gania.  ‘A e ke parë veten në pasqyrë’, i tha ajo, duke ia theksuar disa herë se ai nuk mund të ketë asgjë me  Brikedën sepse është i shkurtër dhe nuk ka fizik.

“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë në pasqyrë”, u shpreh ajo.

Gania iu përgjigje duke i thënë se ky është ofendim dhe nuk e zgjati më shumë bisedën. Në ato momente ka ndërhyrë vetëm njëri nga prezantuesit,  duke i thënë Anitës se nuk duhet të ofendojë banorët, por ajo ka vazhduar të këmbëngul.

Kjo video po bën xhiron e rrjetit dhe shikuesit janë në një mendje se Anita e ka bullizuar Ganinë dhe duhet shkarkuar si opinoniste. Por, nga formati televiziv nuk është marrë ende asnjë masë.

Në fakt kjo është një skenë që përsëritet. Në sezonin e dytë të “BBV” shumë shpesh ka patur bullizim nga banorët e tjerë dhe nga opinionistët ndaj Luiz Ejllit, por kurr nuk iu tërhoq vëmendj.

Jo, nuk po flasim për rastet kur mori kritika sepse gënjeu për shëndetin, apo kur nuk sillej mirë me banorët! Por për ato shumë raste kur ai është bullizuar për mënyrën se si ha, si vishet dhe se nuk e meritonte Kiarën, për shkak se ajo ishte më e bukur

“Ai njeri mban erë”, “ Ha si kafshë na e shpifi”, “Je mashkulli tipik shqiptar, shembulli më i keq”, “Ai nuk e mban veten për të qenë i denjë për Kiarën, ka bark”.  “O Luiz, po sikur je zbukuruar këtu o njeri. Është zbukuruar shumë, ka qenë skandal, pupupu sa i shëmtuar ke qen”, “ është kafshë dhe njeri i keq”.

Këto janë vetëm pak nga komentet ofenduese që janë përdorur kundrejt tij .Sigurisht, nuk mund të largojmë nga vëmendja sjelljet e gabuar të tij. 

Por, duam të themi që këto emisione në përpjekje për të dhënë një mesazh, ofendojnë dhe ulin disa persona të tjerë. Në përfundim japin një mesazh më të keq, që bullizojnë ato persona të cilët në një moment kanë shumicën kundër. Që në fakt është mesazhi më i keq që mund t’i jepet shoqërisë sonë.

Tags: big brother vip kosovabullizimdiskriminim ndaj djemveofendimevideo

Related Posts

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?
Showbiz

VIDEO/ “Çanta me lekë dhe X5”, Alba Pollozhani ndez sërish debat: Kush nuk i do lekët?

30/09/2024
Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë
Showbiz

Dedikimi emocionues i Sara Gjordenit për të voglën e saj pak para se të vij në jetë

30/09/2024
‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?
Showbiz

‘E pabesë!’/ Deklarata e Renne Refos, Ilnisa Agolli: Kush është vajza e Julias?

30/09/2024
Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?
Showbiz

Prishja e miqësisë mes Mikelës dhe Efit, Kiara Tito “molla e sherrit”?

30/09/2024
Broja i jep fund lidhjes me influenceren?!
Showbiz

Broja i jep fund lidhjes me influenceren?!

31/08/2024
Graciano rikthehet në BBV, Olsi Bylyku bën postimin ironizues
Showbiz

Olsi Bylyku ngacmon sërish fansat, publikon një tjetër foto të dashurës misterioze

31/08/2024

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Astro
  • Beauty
  • Blog
  • Bota
  • Celebrities
  • Contact
  • Entertainment
  • Fashion
  • Gastro
  • History
  • Kontakt
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Marketing
  • My Feed
  • My Interests
  • My Saves
  • Në Bllok
  • Showbiz
  • Shqipëria
  • Travel
  • Voto
  • Well Being
    • Shëndet

© 2026 Blloku TV - Pjesë e Nikola Media Group. | Ndërtuar dhe Monetizuar nga KaizenX .