fbpx
Ad imageAd image

“Ajo është dhunuese sistematike!”/ Vëllai i Eglës përplaset ashpër me Ronaldo Sharkën

Blloku min lexim

Vëllai i aktores Egla Ceno, Beso, është përplasur me opinionistin Ronaldo Sharka, lidhur me veprimin e aktores, e cila i hodhi verë në kokë Meriton Mjekiqit dhe më pas u skualifikua dhe u izolua në një dhomë për disa ditë, bashkë më moderatorin dhe Ilnisa Agollin.

Teksa Beso ka treguar se ka festuar rikthimin e së motrës në shtëpi pas nominimit kokë më kokë me dy banorët e tjerë, Ronaldo ndërhyri duke i thënë që s’mund të gëzohet për rihyrjen e Eglës, duke e cilësuar këtë të fundit si “dhunuese sistematike”.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, vëllai i aktores e ka cilësor veprimin e saj si instinkt vetëmbrojtjeje. “Njerëzit kanë instinkt vetëmbrojtje. Të jesh femër nuk mund të ngresh duart dhe të thuash hajde këtu tani. Femrat kanë elegancën e tyre në zënka”, u shpreh vëllai i Eglës.

Më tej, përplasja mes tyre ka vijuar, ku Ronaldo është shprehur se “Femrat që mbrohen jashtë dalin të protestojnë dhe nuk i gjuan kujt me verë në kokë, o i nderuar”.

- Advertisement -

Ndër të tjera, Beso u pyet edhe sesi e ka pritur ai dhe pjesa tjetër e familjes skualifikimin dhe izolimin e Eglës, për të cilën tha është shqetësuar shumë sepse nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me të, derisa ka kontaktuar me produksionin.

Mesa mbaj mend ishte e diel, m’u shkatërrua komplet, u mundova të flas dhe me produksionin se edhe mami ishte në merak çfarë ka ndodhur edhe nuk merrnim dot përgjigje, derisa thanë që është këtu dhe u qetësuam. Por për momentin patëm një shqetësim. Dhe momenti që Egla qau në ditën e ditëlindjes më ka prekur shumë ai moment, të paktën ne i shkëmbejmë disa mesazhe kur s’jemi bashkë, mirëpo ajo ishte e dënuar kështu që…”, tha Beso.

- Advertisement -
Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock