Aktori Agron Llakaj i cili prej një muaji po përballet me një dhimbje të madhe, atë të humbjes së bashkëshortes. Në saj të ikjes në moshë të re të Kostandinës së tij, ai ka ndarë me ndjekësit një mesazh malli që do të mbetet gjithë jetën i tillë.
Përmes një instastory, aktori i madh i humorit shqiptar mes rreshtash tregon se sa shumë i mungon fytyra e bukur dhe engjëllore e bashkëshortes së tij të ndjerë.
“Imja Kostandina, një muaj pa ty…, përpëlitem në vuajtje pa fund dhe sdi…, kam nevojë për këtë fytyrë, për këtë dorë, për këta sy…, ike dhe më more kuptimin e jetës…, u bëre dhimbje.”, ka shkruar plotë pikëllim Agroll Llakaj.


 
			 
                                 
                             