fbpx
Ad imageAd image

A ndryshon gjaku në pranverë, zbuloni ndryshimet që ndodhin me trupin!

Blloku min lexim

Edhe pse temperaturat janë ende të ulta në Shqipëri, kemi hyrë një sezon shumë të veçantë, pranverë. Ardhja e kësaj stine shoqërohet me shumë ndryshime për trupin. Një prej tyre ka të bëjë me gjakun.

Siç e dimë, pranvera fillon më 21 mars, dhe dita nis e zgjatet. Ky fenomen ka një ndikim të madh në trupin tonë. Gjatë dimrit shumë njerëz ndihen të stresuar apo melankolik. Por ndryshe ndodh në ditët me diell.

- Advertisement -

Po ashtu, rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt mbi ne. Ndikon në prodhimin e hormoneve të caktuara si melatonina, që ka efekt në emocionet tona, në hapjen e oreksit apo energjinë.

Por ardhja e pranverës nuk është një lajm i mirë për të gjithë. Ndryshe nga shumë njerëz, disa persona janë të prekur nga një trishtim i papritur apo plogështi.

- Advertisement -

Kjo lloj simptome ka të bëjë me atë që quhet lodhja e pranverës.

Kjo lodhje shoqërohet me çrregullime të gjumit, humbje të motivimit dhe mërzi. Megjithatë, mos e humbni shpresën, sepse, sipas mjekëve lodhja e pranverës është e butë dhe shpesh jetëshkurtër. Në mot të ftohtë, enët e gjakut në sipërfaqen e trupit tonë tkurren dhe zvogëlohen për të mbajtur gjakun e ngrohtë thellë brenda.

- Advertisement -

Kur koha ngrohet, enët e gjakut zmadhohen për të çliruar nxehtësinë nga trupi. Pra gjithçka ka të bëjë me qarkullimin më të mirë të gjakut në një mot më të ngrohtë.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock