Sarah Berishën që nga dalja e saj nga shtëpia më e madhe në Shqipëri, “Big Brother VIP” përballet me pyetje të shumta rreth jetës së saj private.
Së fundmi është shtuar edhe “a je shtatzënë?”.
Edhe pse blogerja e njohur ka sqaruar ndjekësit e saj se nuk është në pritje të ëmbël, ata vijojnë dhe e pyesin në çdo moment. Për të disatën herë ka vendosur që t’i përgjigjet kësaj pyetje që duket se nuk ka shpëtim prej saj.
“Që kur kam dalë nga bigu 2 jam shtatzënë muaj për muaj”, u përgjigj blogerja e njohur.
Ndërkohë kujtojmë se Sarah dhe PM u njohën brenda shtëpisë së BB VIP 1. Ata janë mjaft të rezervuar për publikun sa i përket lidhjes së tyre dhe postojnë rrallë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Berisha herë pas here shkon në Prishtinë, aty ku jeton PM.
