fbpx
Ad imageAd image

“Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë”, Juliana Nura rrëfen mes lotësh përjetimet gjatë luftës në Kosovë

Blloku min lexim

Ish-banorja e ‘Big Brother Vip Kosova’, Juliana Nura rrëfyer përjetimet e luftës në Kosovë, ku thotë se ka qenë 8 vjeç dhe shumë familjarë të saj janë masakruar.
Nura tregon në emisionin “S’e Luan Topi” se ajo jetonte në Finlandë në kohën e luftës, ndërsa babai i saj ishte kthyer në Kosovë dhe shpesh merrnin mesazhe të gabuara në lidhje me fatin e tij.

“Nuk e dinim nëse babi ishte gjallë”, tha ajo, ndërsa fëmijërinë e lidh me traumat e luftës, për të cilat thotë se bëhet më e madhe ndërsa vitet kalojnë.

- Advertisement -

Unë isha vetëm tetë vjeçe kur lufta e Kosovës filloi dhe ajo na demoralizoi shumë si familje sepse unë rrjedh nga një qytezë si Drenica që njihet tashmë që ka ndryshuar historinë e Kosovës dhe troje të tjera. Familja ime ka dhënë shumë për këtë luftë. Babi im u kthye në Kosovë për të luftuar, ndërsa ne mbetëm në Finlandë. Në atë kohë rrija përpara televizorit për të parë çfarë po ndodh në Kosovë.

Kemi marrë shumë shpesh mesazhet e gabuara dhe demoralizoheshim shumë. Mamaja ime vjen nga Prekazi legjendar dhe kemi marrë lajme që u masakrua gjyshi, u masakruan pastaj familjarët e mamit dhe më pas familjarët e babait. Ndërkohë gjatë kësaj kohe babi im ishte në luftë dhe nuk e dinim a ishte gjallë apo jo.

- Advertisement -

Ankthi i një fëmije që priste për një telefonatë të hidhur, ajo është një traumë që me kalimin e viteve bëhet i madh. E ke si një ndjesi përbrenda që do të shpërthesh, por nuk mundesh. Kur mua më duhet të flas për fëmijërinë më kujton gjithmonë luftën e Kosovës, fatkeqësisht. Nuk është aspak e lehtë të flasësh për këtë gjë dhe kam vendosur të mos flas për këtë”, tha Juliana.

Ads Blocker Image Powered by Code Help Pro

Ads Blocker Detected!!!

We have detected that you are using extensions to block ads. Please support us by disabling these ads blocker.

Powered By
Best Wordpress Adblock Detecting Plugin | CHP Adblock