Gruaja e Cesc Fabregas, Daniella Semaan ka mohuar prerazi një raport në Brazil që supozohet se Lionel Messi e ka tradhtuar Antonela Roccuzzo. Gazeta braziliane “Direto Do Miolo” postoi në X të premten se marrëdhënia 15-vjeçare e Messit dhe Roccuzzo po përballet me ‘krizën e saj më të madhe’ deri më tani.
Ata pretenduan se ylli i Inter Miami kishte një lidhje me gazetaren argjentinase Sofia Martinez dhe martesa e tij ishte në prag të përfundimit, shkruan DailyMail. Semaan, e cila shkon rregullisht me pushime me Messin dhe Roccuzzo dhe është veçanërisht e afërt me çiftin, këmbëngul se spekulimet janë të pasakta.
Duke iu përgjigjur një postimi në Instagram, ajo tha: “Çfarë publikimi është ky që nuk ka kuptim.. dhe nuk ka asgjë të vërtetë”.
Messi dhe Roccuzzo njihen që në moshën pesë vjeçare. Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro.